Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - TREPÇA'89

Penalltia siguron fitoren e rëndësishme për ‘89shin

Penalltia siguron fitoren e rëndësishme për ‘89shin


25 September, 2021 @17:21

Trepça’89 ka vazhduar pamposhtshmërinë në Ligën e Parë A të Kosovës, derisa sot është kthyer me një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme nga Demush Mavraj.

Mysafirët e drejtuar nga Shpëtim Idrizi kanë arritur të shënojnë fitore falë një penalltie të konvertuar në gol nga Rilind Namani (45) për të fituar ndeshjen dhe tri pikët për skuadrën, në përfundimtaren 0-1 [Rilind Namani 45p.].

Kjo ka qenë fitorja e tretë e ‘89-shit këtë edicion dhe është ndër tri ekipet e vetme të këtij grupi në Ligë të Parë që ende s’ka pësuar.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër Istogu ka humbur për herë të katërt këtë stinor dhe duket se ekipit i duhet një konsolidim, përkundër se me lojtarë janë tejet mirë, pasi që baza e stinorit të kaluar ka mbetur aty.

Gjithsesi, derisa ‘89-shi është i dyti në renditje me 11 pikë pas pesë xhirosh, Troftat janë të tetat, me tri pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë