TRIUMF I DRENICËS
Penalltia vendos fituesin
5 March, 2016 @15:31
Sami Geci ka qenë golashënues i dyfishtë sot për Drenicën, që shënoi fitore ndaj Vushtrrisë dhe atë krejt në fund të ndeshjes dhe pak falë fatit.
Geci i kishte dhënë epërsinë kuqezinjëve në pjesë të parë të ndeshjes, pas një tollovie në portë të vushtrriasve të krijuar pas korneri, ndërsa kah fundi i ndeshjes lojtari më i dalluar i Vushtrrisë, Daut Maxhuni kishte depërtuar nga ana e majtë dhe kishte shutuar për të barazuar rezultatin.
Në fund të ndeshjes, që solli ndërprerje të shumta dhe pakënaqësi te mysafirët, Drenica fitoi penallti për të shënuar për 2-1, ndërsa në akcionin e radhës Vushtrrisë iu anulua një gol për shkak të ofsajdit.
Video
Drenica-Vushtrria