SPEKTAKËL NË OLIMPICO
Poker për zonën Champions
4 March, 2016 @22:30
Ardhja e Luciano Spalletit siç duket e ka ringjallur skuadrën e Romës, skuadër e cila po e vazhdon formën e shkëlqyeshme në vitin 2016. Në ndeshjen direkte ndaj rivalit kryesor për pozitën e tretë që dërgon në Champions League, Roma ka shënuar plot 4 herë, për të treguar që është rival serioz për atë pozitë.
Romakët e filluan furishëm takimin, me 3 gola që në pjesë të parë. El Shaarawy, Salah (2) dhe Perotti ishin golashënuesit e Romës, kurse golin e nderit për skuadrën e Fiorentinës e shënoi Ilicic nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë.
Kjo fitore bën që Roma të ngjitet në vendin e tretë, me 10 ndeshje të mbetura deri në fund.