COPPA ITALIA
Penalltitë vendosën finalistin
2 March, 2016 @23:26
Paraqitja më e mirë e Interit këtë stinor ka shkuar kot pas goditjes së penalltive. Ekipi i Roberto Mancinit arriti të shkrijë epërsinë e madhe të Juventusit nga ndeshja e parë (0-3) duke shënuar 3 herë brenda 90 minutave për të çuar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime nuk kishte gol dhe u desht të shutohen penalltitë për të përcaktuar fituesin e përballjes gjysmëfinale të Kupës.
Rodrigo Palacio dështoi të shënojë nga ekzekutuesit e Interit, ndërsa te Juventus shënuan të gjithë dhe bianconerët arritën finalen ku i pret Milani.
Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka qenë në fushë që nga minuta e 113 e ndeshjes, ndërsa ka shutuar dhe ka dhënë penalltinë gjatë ekzekutimit të tyre për neroazzurrët.