4 RADHAZI
Mata shpëton Manchesterin
2 March, 2016 @21:50
Pas sukesit ndaj Arsenalit në fundjavë, Manchester United ka vazhduar formën e mirë. U deshën 83 minuta lojë që të vinte goli i fitores, përkundër faktit që raste për gol pati nga të dy skuadrat gjatë gjithë ndeshjes.
Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej pa gola, në skenë doli spanjolli Juan Mata me një super goditje nga gjuajtja e lirë, për t’i dhuruar fitoren skuadrës së tij. Kjo fitore është e katërt me radhë për Manchester United në të gjitha garat dhe pas rezultateve të dy xhirove të fundit, lufta për top4 është hapur sërish.
Në këtë ndeshje paraqitje të mirë për afro 85 minuta pati edhe shqiptari me pasaportë zvicrane, Valon Behrami.