CARROW ROAD

Foto: Premier League Official
Ngjitet Chelsea
1 March, 2016 @22:44
Me golat e Kenedyt në sekondën e 40’’ të takimit dhe me atë të Diego Costës në fundin e pjesës së parë, Chelsea ka arritur 3 pikë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Norwichit në Carrow Road. Kjo fitore bën që seria pa humbje e Guus Hiddink në Premier League të vazhdojë. Holandezi nuk ka asnjë humbje në Premier League që nga emërimi i tij tek Chelsea në muajin dhjetor.
Mysafirët e ngushtuan rezultatin në pjesën e dytë përmes golit të Redmond, mirëpo kjo nuk ndikoi në epilogun përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e tetë në tabelë, pozitë të cilën kishte kohë pa e parë, ndërsa Norwichi vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme.