Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/16: TREPÇA '89 - 2 KORRIKU

Penalltitë vendosin, 2 Korriku eliminon Trepçën ‘89

Penalltitë vendosin, 2 Korriku eliminon Trepçën ‘89


1 December, 2021 @15:19

Pas ekzekutimit të penalltive, 2 Korriku nga Prishtina e ka eliminuar sot Trepçën ‘89 nga 1/16 e Kupës së Kosovës.

Ndeshja ishte mjaft interesante. Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi 2-2, e fitues nuk pati as pas 2 vazhdimeve me nga 15 minuta dhe rrjedhimisht ndeshja shkoi në ekzekutim të penalltive.

E në ekzektuim të penalltive, më e mirë u tregua skuadra prishtinase, e cila shënoi 4 herë, ndërkohë që pësoi vetëm 2 herë, për ta fituar kështu ndeshjen falë penalltive dhe për ta siguruar 1/8 e finales.

KUPA E KOSOVËS - SKEMA

Kundërshtarin e fazës tjetër 2 Korriku do ta mësojë pas shortit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës