PLAY OUT: VUSHTRRIA - FLAMURTARI
Penalltitë vendosin, Flamurtari mbetet në Superligë
23 May, 2018 @18:49
Në takimin e zhvilluar sot mes Vushtrrisë e Flamurtarit në kuadër të fazës së barazhit, fituese doli skuadra kryeqytetase, e cila triumfoi pas goditjes së penalltive, me 120 minutat që përfunduan pa fitues.
Një gol i Almir Ajzerajt nga distanca në minutën e 14’ të duelit i dha epërsinë prishtinasve, ndërsa vushtrriasit barazuan në minutën e 83’ të ndeshjes përmes Jetmir Topallit, i cili shënoi pas asistimit nga Labinot Osmani dhe koha e rregullt u mbyll 1-1.
Në 30 minutat e shtesës skuadrat nuk arritën ta gjenin golin e fitores, e në ekzekutimin e penalltive më e mirë u tregua skuadra e Flamurtarit, e cila shënoi 6 herë, derisa figurë ‘tragjike’ te vendasit doli Diellon Dragusha, i cili gaboi nga pika e bardhë, duke bërë kështu që Vushtrria të mbetet të paktën edhe për një edicion në Ligën e Parë, ndërsa Flamurtari edhe vitin tjetër do të jetë pjesë e Superligës.
Takimi tjetër i barazhit luhet nesër mes Vëllaznimit dhe Flamurtarit në po të njëjtin orar në po të njëjtin stadium.