Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIEGO FORLAN

Pensionohet Diego Forlan

Pensionohet Diego Forlan


7 August, 2019 @15:39

Ish-sulmuesi i njohur për paraqitjet e tij me Manchester United, Villarreal, Atletico Madrid e Inter, Diego Forlan, sot e ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.

Përveç paraqitjeve të tij me klube, uruguajani Forlan do të mbahet mend edhe për paraqitjet fenomenale në Botërorin e vitit 2010, ku u zgjodh lojtari më i mirë i turneut, ndërkohë në përgjithësi ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Uruguajit, pas Edinson Cavanit e Luis Suarezit.


 
Të gjitha lajmet nga International