Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JESE KAMPION

Për 1min lojë në sezon, merr medaljen e kampionit

Për 1min lojë në sezon, merr medaljen e kampionit


2 May, 2020 @23:57

Futbollisti spanjoll i Paris St Germainit për vetëm një minutë të luajtur për ekipin e tij në stinorin 2019/20 ka marrë medaljen e kampionit të Francës.

Jese Rodriguez 27 vjeç që erdh prej Real Madridit te PSG katër vite më parë për 25 milionë euro, asnjëherë nuk gjeti vend në ekip dhe kështu huazohej prej stinori në stinor në ekipe të ndryshme

Këtë stinor, para se të huazohej te Sportingu portugez Jese kishte luajtur një minutë në përballjen që PSG e fitoi ndaj Metzit si mysafir 0-2, duke e zëvendësuar Eric Choupo Motingun në minutën e 90-të të ndeshjes.

PSG si posedues i kartonit të lojtarit ka të drejtë të shpërblejë futbollistin me medaljen e kampionit të Francës, pasi që qoftë edhe 1 minutë ka kontribuuar në suksesin e skuadrës.

Ekipi parisien ditë më parë edhe zyrtarisht u shpall kampion i Francës, pasi që Ligue 1 u ndërpre në mars për shkak të pandemisë COVID-19.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1