JUVENTUS

Foto: Calciomercato Official
Juventusi cakton çmimin e Merih Demiral
11 July, 2021 @15:25
Me ardhjen e trajnerit të ‘ri’ të Juventus, Massmiliano Allegri, shumë gjëra kanë filluar të ndryshojnë brenda klubit, anipse ende nuk kanë nisur ndeshjet e sezonës 2021-2022.
Juventusi ka rinovuar kontratën edhe për një vit me kapitenin e Italisë, Giorgio Chiellini, që po kalon një formë të mirë, sidomos në ndeshjet e luajtura në EURO 2020, derisa ka caktuar edhe çmimin e mbrojtësit turk, Merih Demiral.
Trajneri Allegri, mund të mos ketë turkun në planet e tij, kurse çmimi i Demiralit është caktuar të jetë 40 milionë euro.
Për mbrojtësin turk janë të interesuara disa klube në Premier League, si dhe në Itali, ku Atalanta e kërkon me ngulm atë, por ky entuziazëm mbaron menjëherë pas deklarimit të çmimit të mbrojtësit, që është 40 milionë euro.