PAS DEKLARATAVE

Për deklaratë, gjobë për Dallkun
20 May, 2021 @12:26
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është dënuar me 300 euro nga Komisioni Disiplinor për shkak të deklaratave të dhëna pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës ndaj Llapit, ku ka akuzuar gjyqtarin për favorizimin e KF Llapi.
“Armend Dallku, kryetrajneri i KF “Dukagijni”, me nr ID 000613M83. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; DËNOHET me gjobë në shumë prej 300 eurosh. Afati i pagesës është tetë (8) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).” - ka shkruar njoftimi i KD-së botuar nga FFK.
Dukagjini kishte humbur finalen e Kupës së Kosovës pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa ndeshja në kohë të rregullt kishte përfunduar me 0-0, ndërsa pas vazhdimeve, 1-1.