COPPA ITALIA
Kupa e Juventusit
19 May, 2021 @23:21
Skuadra e Juventusit e ka fituar Kupën e Italisë për herë të 14-të në histori, pasi e mposhti në finale Atalantan e Berat Gjimshitit.
Zonja e Vjetër finalen e fitoi me rezultat 2-1.
Golat e fitores i shënuan Dejan Kulusevski (31’) dhe Federico Chiesa (73’), derisa për Atalantan goli i vetëm erdhi nga Ruslan Malinovskiy (41’).
Gjimshiti në këtë ndeshje luajti nga minuta 77’, pasi e zëvendësoi Raphael Toloin, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq nga banka rezerve.
Për Atalantan kjo është hera e katërt që mposhtet në finale të Kupës.