Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY

Për finale madrilene

REUTERS/Marcelo Del Pozo

Për finale madrilene


28 February, 2013 @0:00

Diego Costa dhe Radamel Falcao shënuan nga një gol sonte për Atletico Madridin brenda 30 minutëshit të parë të ndeshjes, për ta siguruar finalen e madhe madrilene në Kupën e Mbretit. 

Në fakt, Atletico Madrid kishte fituar ndeshjen e parë 2-1 në Vicente Calderon dhe pas dy golave të shënuara në 30 minutëshin e parë të ndeshjes së sontme në Ramon Sanchez Pizjuan, Sevillës i janë dashur katër gola për të shkuar në finale. 

Sevilla shënoi dy herë deri në fund të ndeshjes për të barazuar rezultatin, por për më shumë nuk kishte fuqi dhe lojtarë, pasi që Gary Medel dhe Geoffrey Kondogbia u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 75, përkatësisht në minutën e 90-të të ndeshjes. 

Kështu tash finalja e Kupës së Mbretit spanjoll do të jetë tërësisht madrilene, pasi që në finale do të takohen rivalët e kryeqytetit, Real Madrid dhe Atletico Madrid. 



COPA DEL REY, SONTE:

Sevilla - Atletico Madrid 2-2 (1-2, ndeshja e parë)


FINALJA E COPA DEL REY

1 18 maj Real Madrid - Atletico Madrid

 
Të gjitha lajmet nga La Liga