Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUR EDHE MANCHESTER UNITEDIT I DUKET SHTRENJTË

Për huazim në “Old Trafford” 15 milionë euro!

Për huazim në “Old Trafford” 15 milionë euro!


3 January, 2023 @12:20

Manchester United kishte shfaqur interesim për krahun portugez të Atletico Madridit Joao Felix! Mirëpo, shuma që kishte kërkuar të paguajë ekipi nga Old Trafford për portugezin është dyfish më pak sesa që kërkon ekipi nga Wanda Metropolitano.

Daily Mail ka bërë të ditur sot se vetëm për huazim, Atletico Madrid është duke kërkuar 15 milionë euro. Kjo shifër mund të shkojë deri në 20+ milionë euro nëse llogariten edhe pagat e Felixit. Kjo shumë si duket ka bërë që United të bëj një hap prapa, ndërsa tash janë duke shikuar edhe alternativa tjera në afatin kalimtar të lojtarëve të janarit, për të përforcuar skuadrën me një lojtar tjetër krahu!

Manchester United me ardhjen e Erik ten Hagut në ekip, në verën që e lamë pas theu rekordin e klubit për një afat kalimtar duke harxhuar mbi 250 milionë euro në përforcime!


 
Të gjitha lajmet nga Premier League