Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESA AFRIKANE NË EKIP

Për pjesën ofanzive, Rahoveci prezanton dy lojtarë nga Gambia

Për pjesën ofanzive, Rahoveci prezanton dy lojtarë nga Gambia


23 July, 2022 @14:01

Skuadra e Rahovecit, që në stinorin 2021/22 iu rikhtye Ligës së Parë të Kosovës nga Liga e Dytë dhe mbijetoi aty, sot ka prezantuar dy lojtarë të ri të skuadrës, që vinë nga shteti afrikan, Gambia.

Futbollistët nga kontinenti i nxehtë, janë shtesa për pjesën ofanzive të ekipit të drejtuar nga Senad Alirifa, ndërsa njëri është mesfushor ofanziv e tjetri sulmues krahu.

Kabba Giba @ KF Rahoveci

Kështu, Kabba Giba - mesfushor dhe Halifa Kujabi - sulmues, janë bërë pjesë e vreshtarëve për edicionin 2022/23 ndërsa KF Rahoveci ka bërë të ditur se dyshja që sot do të provohet në miqësoren që zhvillohet në Jahja Danuza, ku ata luajnë ndaj Fushë Kosovës në përballjen që nis prej orës 17:30.

Halifa Kujabi @ Rahoveci

Rahoveci bën pjesë në Ligën e Parë Grupi A dhe ndeshjen e parë të stinorit të ri do ta zhvillojë ndaj Lirisë së Prizrenit si vendase në Rahovec.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë