LA LIGA

Për të 35-tën herë, Real Madridi kampion i Spanjës!
30 April, 2022 @20:09
Për herë të 35 në histori të klubit, Real Madridi është shpallur sot kampion i Spanjës!
Titullin matematikisht skuadra nga kryeqyteti spanjoll e siguroi pas fitores së sotme 4-0 ndaj Espanyolit në shtëpi.
Ky titull është i veçantë edhe për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili bëhet trajneri i parë që fiton tituj të ligës në Spanjë, Angli, Itali, Francë e Gjermani, një arritje e jashtëzakonshme.
Tash Reali fokusin do ta bartë në Ligë të Kampionëve, ku për ta arritur finalen, i duhet ta përmbysë humbjen 4-3 nga ndeshja e parë gjysmëfinale me Cityn.