DUELET E FUNDIT TË VJESHTËS
Përcaktohen gjyqtarët e super-derbive
18 December, 2020 @12:26
Dy ndeshjet e mbetura të Superligës, që do të përmbyllin maestralisht pjesën vjeshtore të stinorit në elitën e futbollit, tashmë kanë të përcaktuar ndarësit e drejtësisë.
Dueli Ballkani-Gjilani që do të zhvillohet nesër në Suharekës me fillim prej orës 12:30 do të ketë si refer kryesor të ndeshjes Genc Nuzën.
Ndërsa derbi tjetër, Prishtina - Drita që do të luhet të dielën me fillim prej orës 13:30 do të ketë refer kryesor Selim Isufin, ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e saj.
Kujtojmë, këto skuadra janë në garë për titull dhe janë katër skuadrat e para në renditje tabelare, ku priten ndeshje jashtëzakonisht interesante.
E SHTUNË, 12:30
Suharekë: Ballkani – Gjilani; gjyqtarë: Genc Nuza, Granit Hyseni, Elvis Bica, Dardan Çaka; Vëzhgues i gjyqtarëve: Mustafa Domi; Delegat: Ahmet Turku.
E DIEL, 13:30
Prishtinë: Prishtina – Drita; gjyqtarë: Selim Isufi, Besnik Morina, Elvis Bicaj, Erdall Zasella; Vëzhgues i gjyqtarëve: Afrim Haliti; Delegat: Skender Jashari.