Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REFERËT

Përcaktohet gjyqtari kryesor i derbit Drita-Gjilani

Përcaktohet gjyqtari kryesor i derbit Drita-Gjilani


23 September, 2021 @23:29

FFK ka bërë të ditur gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Superligës në futboll.

Ndërsa, ndeshja që pritet me interesim më të madh, derbi mes Dritës e Gjilanit që do të luhet në Fadil Vokrri i është besuar referit Shpëtim Murtezi.

Murtezi do të asistohet në fushë nga Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani në linja, ndërsa i katërti është Mervan Bejtullahu.

Në anën tjetër për VAR do të përkujdeset Valbon Hoxha dhe AVAR është Granit Hyseni.

Në duelet tjera, referë kryesorë të ndeshjeve janë:

Ulpiana-Dukagjini, Gramoz Shala;
Llapi-Drenica, Genc Nuza;
Malisheva-Ballkani, Besfort Kasumi; dhe
Feronikeli-Prishtina, Dardan Çaka.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga