KEK-u - GJILANI
Përforcimet e Gjilanit sjellin fitoren
25 August, 2018 @18:35
Skuadra e Gjilanit ka filluar me fitore edicionin e ri të Superligës. Në ndeshjen e parë të tyre, gjilanasit e mposhtën në udhëtim elektricistët e KEK-ut, me rezultat shumëgolësh, 2-3.
Se ndeshja do të ketë shumë gola u vërejt qysh në minutën e dytë, kur Brunild Pepa sjelli epërsinë e parë për Gjilanin, duke shfrytëzuar gabimin e portierit vendas, Nika.
Megjithatë, vendasit u përmbledhën shpejt dhe në minutën 24’ shënuan me anë të Muhamet Rakovicës për ta barazuar rezultatin, derisa sulmuesi nga Trinidadi i Gjilanit, Trevin Caesar e çoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë KEK-u edhe njëherë e barazoi rezultatin me golin e Vigan Veliut në minutën 67’, por në fund në shprehje erdhi edhe njëherë përvoja dhe me golin e sulmuesit Wilber Perez, Gjilani siguroi tri pikë shumë të rëndësishme.
Në xhiron e radhës Gjilani e pret në shtëpi Trepçën ‘89, kurse KEK-u do të jetë mysafir i Flamurtarit.
11-shet startuese:
KEK-u: | Nika, Tejeci, Govori, Vitija, Rakovica, Grajçevci, Berisha, Veliu, Stullqaku, Nimani, Preniqi. Trajner: Enis Nasufi | ||
GJILANI: | Kaçiu, Magani, Kastrati (C), Mauricio, Papuqi, Jefferson, Muça, Nika, Caesar, Hysa, Pepa. Trajner: Sadat Pajaziti. |