MËRGIM MAVRAJ
Pranë sigurimit të ekipit të ri
25 August, 2018 @11:02
Pak para se të mbyllet afati kalimtar veror, mësohet se Mërgim Mavraj, që ka përfunduar marrëveshjen me Hamburgun, mund të nënshkruaj me ekipin grek.
Aris, është ekip i interesuar për Mavrajn qendërmbrojtës, mirëpo reprezentuesi shqiptar, nuk po pajtohet me kushtet e kontratës, shkruan Panorama Sport.
Tash, deri në ditët e fundit të afatit kalimtar pritet të shihet se si do të shkojnë negociatat ndërmjet ekipit nga Selaniku dhe futbollistit me prejardhje nga Istogu.
Mavraj është i padiskutueshëm në qendrën e mbrojtës së Shqipërisë, ndërsa përvoja e tij tashmë e ka vendosur edhe në rolin e komandantit të mbrojtjes kuqezi, pas pensionimit të Lorik Canës.