MIGJEN BASHA
Nis stërvitjet me ekipin e ri, pret debutimin
25 August, 2018 @10:55
Këtë verë ai ndërroi ambient. Pas thuajse tërë karrierës të kaluar mes Superligës zvicerane dhe Serie A e B italiane, Migjen Basha do të performojë tash e tutje në Greqi, te Arisi.
Së fundi, mediat shqiptare bëjnë të ditur se Basha 31 vjeç ka filluar stërvitjet me ekipin e ri, ndërsa Panorama Sport, ka shkruar se reprezentuesi shqiptar, është duke u ambientuar në futbollin grek.
Basha në anën tjetër gjithashtu ka bërë të ditur se po provon të përshtatet sa më shpejt të jetë e mundshme te Arisi, ashtu që të sigurojë një vend në 11-shen e parë të ekipit nga Selaniku, që drejtohet nga spanjolli Paco Herrera.
Superliga greke nis këtë fundjavë, ku Aris është mysafir i Lamias, në përballjen që zhvillohet të hënën.