SHGSK
SHGSK shpërndau kartelat e reja për gazetarët
Teksti: SHGSK
24 August, 2018 @13:47
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës të enjten ka mbajtur konferencë për media me ç’rast ka njoftuar gazetarët sportivë dhe opinionin rreth projekteve të fundit të Shoqatës, ndërsa bëri edhe shpërndarjen e kartelave të reja për anëtarët e saj për edicionin 2018/19.
Anëtarja e Bordit, Genta Cana, deklaroi që numri i anëtarëve të Shoqatës çdo vit po rritet.
“Herën e kaluar kishim printuar 90 kartela për anëtarët tanë, ndërsa këtë vit numri është rritur në 114. Ky është një tregues që gazetaria sportive është duke shënuar rritje në Kosovë, rrjedhimisht edhe përkrahja për SHGSK-në”.
Ndërsa sekretari, Arlind Sadiku, foli për benefecionet e kartelës dhe për aktivitetet tjera të SHGSK-së.
“Ne kemi pasur takim me Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht me presidentin e ri, Agim Ademi dhe do ta fuqizojmë rolin e kartelës së SHGSK-së në futboll dhe në përgjithësi në sportin vendor. Të gjitha klubeve do ti dërgohet lista e anëtarëve të Shoqatës, dhe me atë kartelë do të mund hyni në evente sportive për të kryer punën. Tjetri përfitim që sjellë kartela është lirimi nga pagesa për vizë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, që është 35 euro. Kjo kartelë konfirmon të qenit gazetar aktiv dhe anëtar valid i SHGSK-së”.