ZYRTARE
Leotrim Kryeziu transferohet në Superligën e Zvicrës
23 August, 2018 @20:19
Pasi kaloi me sukses provat, Leotrim Kryeziu është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i skuadrës së Luganos, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit zvicran.
Kryeziu ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin në fjalë, te i cili u transferua nga Drita, kampioni në fuqi i Kosovës, derisa në një postim në Facebook, sulmuesi i talentuar ka falënderuar drejtuesit e klubit gjilanas, trajnerët që e përcollën atë gjatë karrierës dhe gjithë ata që e ndihmuan të arrinte këtë ngritje në karrierë.
I lindur në vitin 1999, Kryeziu është pjesë tejet e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës U19 dhe shihet si një nga lojtarët kosovarë që premtojnë shumë në të ardhmen.