SUPERLIGA
Shtyhet ndeshja Prishtina-Gjilani
20 August, 2018 @18:28
Ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligë, e paraparë të zhvillohet sot nga ora 19:45 ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, është shtyer për një datë të pacaktuar.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e komisionit të garave të Superligës dhe Ligës së Parë, duke u bazuar në informacionet e marra nga klubi i Prishtinës dhe zyrtarëve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e FFK-së, kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet me arsyetimin se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është pranuar teknikisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për terminin e ri të zhvillimit të kësaj ndeshjeje komisioni i garave do t’i njoftojë të dy klubet dhe opinionin me kohë.