LIRIA - BALLKANI
Ballkani fillon me pikë të arta
19 August, 2018 @18:57
Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore të merituar në Prizren sot, duke e mposhtur Lirinë 0-1 me anë të golit të shënuar nga Manevski në minutat shtesë të ndeshjes.
Ekipi i drejtuar nga Bekim Shotani ka dominuar me raste, posaçërisht në pjesë të parë, kur Leart Emini dhe Berat Hyseni patën raste ideale për të shënuar.
Sidoqoftë, Liria u mbajt mirë dhe në pjesë të dytë tentoi përmes të rikthyerit Liridon Fetahaj, që ishte rasti i parë konkret për bardhezinjtë e Bedridin Gjinalit.
E krejt në fund, pasi që më parë portieri Drilon Hodaj kishte shpëtuar Lirinë nga goli i sigurtë, ka qenë Manevski që hyri si zëvendësues dhe shënoi për t’i sjellë tre pikë të mëdha ekipit të tij në Superligë.
Në xhiron që vjen Ballkani para shikuesve të vet pret Llapin, ndërsa Liria do të udhëtojë në Ferizaj.
11-shet startuese:
LIRIA | Hodaj, Kastrati, Dina, Gjeraj, Daci, Mustafa, Tushe, Fetahaj, Memaj, Karahoda, Gashi. Kryetrajner: Bedredin Gjinali. | ||
BALLKANI | Ruxhi, Krasniqi, Potoku , Kukaj, Berisha, Elezaj, Baftiu, Shabani, Emini, Gashi, Hyseni. Kryetrajner: Bekim Shotani. |