ERVIS KAJA
Drita përforcon mbrojtjen para ndeshjes
19 August, 2018 @16:23
Vetëm disa orë para se të nis stinorin e ri të Superligës, kampioni aktual Drita ka përforcuar mbrojtjen me Ervis Kajën, lojtarin që stinorin e kaluar luajti për Lirinë.
Kaja 31 vjeçar njihet si mbrojtës me përvojë dhe para debutimit në Superligë të Kosovës me Lirinë ka luajtur në Superioren shqiptare për Besën e Kavajës, Laçin dhe Tiranën.