NIS SUPERLIGA 2018/19
Bejtullahu kryesor, në duelin e ish-kampionëve
18 August, 2018 @15:12
Dy kampionët e fundit të Superligës, Feronikeli dhe Trepça’89 do të hapin stinorin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, në përballjen që nis sot 15 minuta para orës 17:00.
Mervan Bejtullahu është përcaktuar të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentë të tij do të jenë: Fatlum Berisha dhe Besfort Kasumi.
Dy ekipet, që kanë trajnerë nga Shqipëria, Feronikeli me Sulejman Starovën dhe ‘89-shi me Gugash Maganin do të përballin forcat e tyre sot, për të shikuar se cili ish-kampion (Feronikeli 2015/16, Trepça’89 2016/17) do të nis më mirë stinorin.