EUROPEAN SUPERCUP
Triumfi i Atleticos dhe ‘jeta’ pa Ronaldon e Zidanin për Realin
16 August, 2018 @13:23
Real Madrid ka nisur një periudhë të re jetese në futboll, pa Cristiano Ronaldon dhe trajnerin Zinedine Zidane.
Kjo përfundoi me disfatë mbrëmë, në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ku Atletico Madrid pas vazhdimeve triumfoi 4-2 për të çuar këtë trofe në pjesën tjetër të Madridit.
Ndeshja e parë zyrtare garuese e UEFAs për mbretërit pa Ronaldon, prej se ky shkoi në Juventus për 110 milionë euro dhe pa Zidanin që u largua pas tre titujve të Ligës së Kampionëve radhazi, kaloi me humbje.
Diego Costa ka qenë i pakapshëm për kampionët e Europës përgjatë 90 minutave lojë. Ai shënoi dy herë, për avantazhin 0-1, e pastaj edhe për të çuar ndeshjen në vazhdime, kur e bëri rezultatin 2-2, pas barazimit nga Karin Benzema (27’, 1-1) dhe avantazhit nga Sergio Ramos (63’, 2-1).
E në vazhdime, me golat e mesfushorëve Saul dhe Koke, Atletico Madrid theu akullin e finaleve ndaj Real Madridit dhe shënoi fitore 2-4 në fund për të çuar trofeun e Superkupës Evropiane 2018.