FERHAN ASANI
Pritja i pagohet, Hasani milioner
17 August, 2018 @12:55
Lojtarit më të mirë dhe kapitenit të Shkëndijës nga stinori i kaluar, Ferhan Hasani, i është paguar pritja e gjatë për të gjetur ekipin e ri.
Ai ka nënshkruar sot për ekipin arab Al Raed, ku në kontratën një-vjeçare thuhet që ai do të përfitojë rrogë vjetore prej 1.2 milionë eurove.
Hasani 28 vjeç ka nënshkruar për një stinor me ekipin në fjalë, ndërsa në stinorin e kaluar ka fituar titullin dhe Kupën e Maqedonisë, duke shënuar 22 gola vetëm në elitën maqedonase.