MESFUSHORI SHKODRAN NË GJILAN
Drita zyrtarizoi edhe Vuçajn
18 August, 2018 @16:09
Njëri ndër mesfushorët më të dalluar të Superiores shqiptare, Erjon Vuçaj, është lojtar i ri i kampionit të Kosovës, Drita.
Ekipi gjilanas ka zyrtarizuar ardhjen e lojtarit dhe ka shkruar në njoftim se nuk do të ndalen këtu, derisa Vuçaj vjen prej Vllaznisë së Shkodrës, ku luajti së fundi.
Vuçaj njihet si mesfushor kreativ që luan në qendër, por edhe prapa sulmuesve dhe është njëri ndër furnizuesit e sulmuesve të ekipit.
Karriera e shkodranit 27 vjeç ka kaluar në klubin e Laçit, Flamurtarit dhe Tiranës, derisa dy stinorë (2016/17) më parë luajti përsëri për Laçin, e në stinorin e kaluar (2017/18) ka qenë pjesë e ekipit të vendlindjes së tij, Vllaznisë.
Vuçaj në moshë të re ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare U21, ku ka regjistruar 2 paraqitje.