FERONIKELI
Përforcimi i paralajmëruar i Niklit, zyrtarizohet
13 December, 2019 @15:34
Vazhdon aktiviteti dimëror te skuadra e Feronikelit.
Skuadra nga Drenasi pak më parë e zyrtarizoi një emër që u paralajmërua edhe dje, emër ky shumë i njohur për futbollin vendor.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Ilir Berisha, lojtar ky që te Nikli vjen nga skuadra suedeze Vasteras, ndërkohë që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Flamurtari i Vlorës, Gefle e Orebro.
28 vjeçari Berisha më herët gjatë karrierës ishte grumbulluar edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërkohë që ka zhvilluar 3 ndeshje me Kosovën para pranimit të saj në UEFA e FIFA.