FERONIKELI
Ndryshime “rrënjësore” te Nikli, lirohen 7 lojtarë
10 December, 2019 @11:12
Ndryshime “rrënjësore” te skuadra e Feroniklit!
Me ardhjen e Agim Sopit në rolin e kryetrajnerit si dhe ardhjen e Malsor Gjonbalajt e Albert Bunjakit në shtabin teknik, te Nikli duket se ka filluar një “spastrim” i skuadrës, frytet e të cilit pritet të shihen më vonë.
Arbër Prekazi, Astrit Fazliu, Albutrint Morina, Lulëzim Doshlaku, Haxhi Neziraj, Kastriot Rexha e Millosh Krkotic janë shtatë lojtarët e liruar nga klubi nga Drenasi këtë afat kalimtar. Shumica e këtyre lojtarëve kishin rolin kryesor në triumfin e Niklit në Kupë dhe në Ligë sezonin e kaluar, ndërkohë që me të përfunduar sezoni vjeshtor, ata u liruan nga klubi, për të qenë momentalisht të lirë të gjejnë skuadra të tjera.
Në ndërkohë, te Nikli janë transferuar tre futbollistë: Kristi Kullaj, Simon Loshi e Keith Groeneveld, të cilëve ditëve të ardhshme pritet t’iu bashkohen edhe përforcime të tjera, me Niklin që ende nuk është dorëzuar as në garën për titullin kampion, e as për triumfin në Kupën e Kosovës.