KAMPIONI AKTUAL
Nikli para zyrtarizimit të ish-reprezentuesit të Kosovës
12 December, 2019 @22:44
Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, është para zyrtarizimit të ish-mbrojtësit të reprezentacionit të Kosovës, Ilir Berisha.
Njoftimin e ka dhënë Sheshi, që ka bërë të ditur se ka Feronikeli ka bindur Ilir Berishën që të vjen në futbollin kosovar.
Berisha 28 vjeç, posa ka përfunduar stinorin me ekipin suedez Vasteras, ndërsa më parë ka luajtur për skuadrën e Flamurtarit të Vlorës, pastaj Geflen dhe Orebron.
Ai ka qenë i ftuar edhe për Shqipërinë gjatë kualifikimeve për në Kampionatin Botëror Brazili 2014, ndërsa më pas është paraqitur edhe për Kosovën ku ka luajtur një ndeshje gjatë vitit 2014 dhe dy të tjera gjatë vitit 2015, para pranimit të vendit tonë në FIFA e UEFA.
Duke ditur se tash drejtimin e Feronikelit e ka marrë trajneri me përvojë nga liga suedeze, Agim Sopi dhe ish-selektori i Kosovës Albert Bunjaki është menaxher i ekipit, bindja e Berishës për të qenë pjesë e kampionit aktual të Kosovës - duket të mos ketë qenë e vështirë.