CITY DHE ATALANTA SHKOJNË PËRPARA NGA GRUPI C
Debutues të kualifikuar, me start më negativ
11 December, 2019 @23:46
Skuadra e Atalantës, e drejtuar nga tekniku Gian Piero Gasperini, ka shkruar historinë e re të klubit, duke arritur të sigurojnë pranverën në Ligë të Kampionëve, pasi që me fitoren e sontme ndaj Shakhtarit si mysafir - kanë kapur pozitën e dytë në renditje dhe janë kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Atalanta, këtë sezon për herë të parë po merr pjesë në garën elite të futbollit evropian. Ekipi nga Bergamo që ndeshjet si vendas po i luan në Meazzan e Milanos, ku mbrojtësi i Shqipërisë Berat Xhimshiti është standard në 11-shen e parë të skuadrës, ka mposhtur Shakhtarin befasisht në Ukrainë 0-3, me golat e shënuar vonë [Castagne 66’, Pasalic 80’ dhe Gosens 90’+4].
Përndryshe Atalanta është bërë edhe ekipi i parë që ka siguruar të tetën e finales së Ligës së Kampionëve pas një starti negativ prej tre disfatave radhazi! Atalanta nuk shënoi fitore as në ndeshjen e katërt të saj, kur kishte barazuar me Manchester Cityn 1-1 në Itali. Në xhiron e pestë neroazzurët e Bergamos mposhtën Dinamon e Zagrebit 2-0 për të marrë fitoren e parë në grup, ndërsa me atë të sontmen dhe fitoren e Cityt në Zagreb 1-4 - ata siguruan festën e madhe dhe shumat e majme që i sjell kjo garë në arkë të klubit.
Përndryshe, golashënuesi më i mirë i skuadrës së Gasperinit në këtë kampanjë grupore ka qenë kroati Mario Pasalic - me 2 gola të shënuara!
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT C:
1. Manchester City 14p.
2. Atalanta 7p.
3. Shakhtar 6p.
4. Dinamo 5p.