BARCELONA DHE DORTMUND - KALOJNË GRUPIN
Inter eliminohet, pasi që mposhtet nga rezervat e Barcelonës
10 December, 2019 @23:03
Përkundër se Barcelona i pushoi lojtarët më të mirë të saj në përballjen e sontme ndaj Interit, që i takonte xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, neroazzurët nuk kanë arritur të nxjerrin asnjë pikë nga ndeshja.
Në anën tjetër, Borussia Dortmundit që i duhej fitorja ndaj Slavias, të cilën e arritën 2-1, dhe dështimi i Interit, kusht i cili gjithashtu u arrit - ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Barcelona avancoi me golin e Carles Perezit (23’) 0-1, ndërsa Inter barazoi me Romelu Lukakun (44’) 1-1.
Por, në fund, ka qenë Ansu Fati (86’) që u fut si zëvendësues i Perezit një minutë më parë në ndeshje dhe shënoi për fitoren e Barcelonës 1-2.
Me këtë gol, 17 vjeçari Anssumane Fati bëhet lojtari më i ri që ka shënuar gol në Ligë të Kampionëve, pasi që më 31 tetor mbushi të 17-tat, derisa Barcelona kishte siguruar kualifikimin më parë.
Sa i përket fitores së Borussias në Signal Iduna Park, aty u përkujdesën Jadon Sancho (10’) në formë dhe Julian Brandt (61’) edhe pse çekët kishin barazuan më parë me Toma Soucekun (43’).
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT F:
1. Barcelona 14p.
2. Borussia Dortmund 10p.
3. Inter 7p.
4. Slavia 2p.