1/8 E KUPËS SË KOSOVËS
Jasmin Muhovic ia siguron Lirisë çerekfinalen
8 December, 2019 @15:32
Liria ka arritur të eliminojë ekipin e Superligës, Ferizajin, duke fituar 1-0 në Përparim Thaçi sot për të shkruar emrin në tetëshen më të mirë të Kupës së Kosovës.
Në një ndeshje me shumë raste dhe me ankesa të mëdha nga mysafirët në referim, Liria ka shënuar fitore falë penalltisë të konvertuar në gol nga Jasmin Muhovic në minutën e 28-të të ndeshjes.
Në fund të ndeshjes Ferizaji mbeti me 8 futbollistë në fushë, pasi që Viktor Kuka, Dardan Jashari e Dardan Çerkini u ndëshkuan me kartona të kuq.
Me fitore, Liria bëhet ekipi i vetëm nga Liga e Parë që ka arritur të futet në mesin e tetëshes së Kupës, pasi që skuadrat tjera - të gjitha të kualifikuara janë pjesëmarrëse në Superligë.