1/8 KUPA E KOSOVËS
Super forma e Ballkanit vazhdon në Kupë, eliminojnë ‘89shin
7 December, 2019 @15:30
Ballkani ka vazhduar me formë të mirë edhe në Kupë të Kosovës. Gjumi dimëror si lider në Superligë dhe tash eliminimi i dy ish-kampionëve në Kupë si Drita në 1/16 e finales dhe tash Trepça’89 në të tetën e finales - bën që suharekasit të shpresojnë edhe më shumë, pasi që kanë arritur çerekfinalen.
Ballkani dominoi gjatë gjithë takimit. Dy tre raste të mira në pjesë të parë, pasi që nuk u kurorëzuan me gol, në pjesë të dytë ato nuk shkuan kot.
Një minutë pasi që Blend Baftiu dështoi të shënonte nga pika e bardhë, ka qenë Arbër Hoxha që me kokë shënoi për epërsinë fillestare të ekipit 1-0 (54’).
Më pas, rastet vazhduan, derisa Trepça’89 nuk arrinte të dilte dot përpara. E Blendi përmirësoi gabimin e tij nga penalltia duke shënuar për 2-0 (80’), ndërsa përfundimtaren e vendosi Ermal Krasniqi 3-0 (90’).
Fitorja e çon Ballkanin në çerekfinale të Kupës.
FORMACIONET STARTUESE
Ballkani: Gashi, Krasniqi, Potoku, Sinani, Berisha, Gashi, Bytyqi, Gashi, Baftiu, Topalli, Hoxha, Magani. | Trepça ’89: Hyseni, Statovci, Asare, Kaqiku, Pira, Jashari, Traore, Maloku, Rusi, Emini, Manaj. |