CAS
Chelsea lirohet nga dënimi, mund të transferojnë nga janari
6 December, 2019 @15:18
Një lajm i mirë për skuadrën londineze Chelsea, erdhi nga Gjyqi Arbitrar Sportiv (CAS).
Chelsea që ishte dënuar nga FIFA me ndalesë transferimi për dy afate kalimtare, ka marrë lajmin se denimi është përgjysmuar.
Me këtë vendim, Chelsea do të ketë të drejtë të transferojë lojtarë nga janari 2020. Gjithashtu, ekipi nga Stamford Bridge ishte dënuar me 600 mijë franga, derisa tani kjo shumë është zbritur në 300 mijë franga.