LIVERPOOL 5-2 EVERTON
Shaqiri kthehet me gol, lideri fiton derbin
4 December, 2019 @23:08
Lideri i pamposhtur i Premier Ligës, Liverpool, ka shënuar fitoren e gjashtë me radhë në elitë, duke e fituar rivalin lokal, Everton, me rezultat të thellë 5-2.
Xherdan Shaqiri pas një kohe të gjatë ka nisur ndeshjen për Liverpoolin, derisa Jurgen Klopp kurseu Mohamed Salahun, e reprezentuesi i Zvicrës me origjinë shqiptare u kthye me gol në fitoren e madhe të të kuqve të Liverpoolit 5-2 [Origi 6’, 31’, Shaqiri 17’, Mane 45’, Wijnaldum 90’ - Keane 21’, Richarlison 45’+3].
Me fitore, Liverpool ka ruajtur distancën prej 8 pikëve ndaj ndjekësit të parë, Leicester.
TABELA AKTUALE:
1. Liverpool 43p
2. Leicester 35p.
3. Man City 32p.
4. Chelsea 29p.
Në këtë fitore, Liverpool ka vendosur rekorde të reja të klubit:
-48 ndeshje pa u mposhtur në Anfield Road;
-32 ndeshje pa u mposhtur në Premier Ligë;