LEICESTER 2-0 WATFORD
Leicester e Vardy s’ndalen, e shtata radhazi
4 December, 2019 @22:52
Leicester City është në formën jetësore si ekip. Rekordi i fitoreve radhazi në Premier Ligë për ta ka shkuar me sonte në shtatë, ndërsa Jamie Vardy vazhdon të shënojë, derisa viktimë e sotme e ekipit të drejtuar nga ish trajneri i Celticut, Liverpoolit e Swanseat, Brendan Rodgers, ka qenë Watford.
Leicester mposhti Watfordin 2-0 (Vardy 55’, Maddison 90’+5) dhe ruajti vendin e dytë në klasifikim, me aktualisht 5 pikë më pak se Liverpooli lider (që është duke e mposhtur Evertonin në derbin lokal).
TABELA AKTUALE:
1. Liverpool 14 ndeshje, 40 pikë;
2. Leicester 15 ndeshje, 35 pikë;
3. Manchester City 15 ndeshje, 32 pikë;
4. Chelsea 15 ndeshje, 29 pikë.