KUPA E TURQISË
Super Muriqi, asist dhe gol menjëherë pas lëndimit
3 December, 2019 @20:47
Në ndeshjen e parë si startues pas lëndimit, Vedat Muriqi ka shkëlqyer në fitoren e Fenerbahçes.
Fenerbahçe sonte shënoi fitore të lehtë 4-0 ndaj Istanbulsporit në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Kupën e Turqisë, për ta pritur e qetë takimin e dytë kthyes në terrenin kundërshtar, derisa në këtë takim Vedati realizoi një asistim dhe shënoi një gol.
Asistin prizrenasi e dhuroi te goli i dytë i skuadrës, derisa në minutën e 71’ shënoi për 3-0, një minutë para se të zëvendësohej nga trajneri Yanal.
Takimi kthyes mes skuadrave në fjalë luhet më 18 dhjetor.
Asistimi i Vedatit:
Fenerbahçe 2-0 İstanbulspor
— A Spor (@asporcomtr) December 3, 2019
16' Ferdi Kadıoğlu pic.twitter.com/RJScDgWRAS
Goli i Vedatit:
Fenerbahçe 3-0 İstanbulspor
— A Spor (@asporcomtr) December 3, 2019
71' Vedat Muriqi pic.twitter.com/YzwV93h6ry