RISI TE NIKLI
Prej Feyenoordit e Lokerenit, te Feronikeli
3 December, 2019 @18:50
Simon Loshi dhe Kristi Kullaj janë dy futbollistë, që do të jenë përforcimet e Feronikelit në afatin kalimtar të janarit, ka bërë të ditur zyrtarisht klubi kampion i Kosovës sot.
Loshi (i lindur në vitin 2000) që mund të luajë në krah të mbrojtjes, si i majtë dhe i djathtë, ka qenë pjesë e grupmoshave të Feyenoordit në Holandë dhe me përvojën e atjeshme pritet të sjellë freski në skuadrën që drejtohet nga Agim Sopi.
Në anën tjetër, Kullaj (i lindur në vitin 1999) mesfushor ofanziv, që mund të luajë edhe në krahë të saj, ka qenë pjesë e Lokerenit të Belgjikës, ku ka luajtur në grupmoshat e këtij ekipi.
Trajneri Sopi është shprehur të jetë i kënaqur me përforcimet e para të klubit për afatin kalimtar të janarit, ndërsa Feronikeli nëse vazhdon me risi në skuadër, do të mund të kthehet në pretend për titull - të cilin kërkon ta mbrojë këtë stinor.
‘Nikli ka përfunduar pjesën vjeshtore të stinorit në Superligë në pozitë të pestë të klasifikimit me 27 pikë nga 17 ndeshje, ndërsa lideri Ballkani ka 7 pikë më shumë.