Të gjitha lajmet

ATLETICO MADRID 0-1 BARCELONA

Në shiun madrilen, Messi vendos

Fotot: mundodeportivo/tw

Në shiun madrilen, Messi vendos

1 December, 2019 @22:58

Pasi që tentimet e shumta të Atletico Madridit, Marc Andre ter Stegen i mbronte mrekullisht, kah fundi i ndeshjes derisa Frenkie de Jong bartte topin për në sulmin e radhës, atë e kërkoi Lionel Messi.

Messi më pas vrapoi nga e djathta e fushës për në qendër të 20 metërshit të Atleticos, ku kërkoi nga Luis Suarez një pasim të dyfishtë.

Suarez ia ktheu menjëherë topin dhe Messi me të majtën e tij gjeti këndin e Jan Oblakut tejet të mirë për të shënuar fitore Barcelona Wanda Metropolitanon krejt ujë, nga shiu që s’u ndalte assesi sonte në Madrid.

Messi vs Partey @ Atletico Madrid vs Barcelona 0-1

Me fitore, Barcelona (0-1, Messi 86’) nuk ia lëshoi kreun rivalit të përbetuar Real Madrid dhe tash me pikë të njëjta, por në saje të golaverazhit më të mirë, katalonasit janë në krye të klasifikimit.

Messi përndryshe ka shënuar golin e nëntë të këtij stinori, një më pak se lideri i golashënuesve Karim Benzema. E argjentinasi, gjithashtu është bërë njeriu që i ka shënuar më së shumti gola Atletico Madridit, duke i dhënë 30 gola në 38 takime sa kanë pasur deri tash.

TABELA AKTUALE:

1. Barcelona 31p, 14 ndeshje;
2. Real Madrid 31p, 14 ndeshje;
3. Sevilla 30p, 15 ndeshje;
4. Real Sociedad 26p, 15 ndeshje;
5. Ath Bilbao 26p, 15 ndeshje;
6. Atletico M 25p, 15 ndeshje…

ALAVES - REAL MADRID

Carvajal çon Realin në krye

30 November, 2019 @16:29

Real Madrid ka arritur në krye të LaLigas me fitoren e sotme ndaj Alavesit si mysafir, që erdhi me golin…

GOLDEN BOY 2019

‘Golden Boy’ i takon João Félixit

27 November, 2019 @13:52

Në garë për çmimin “Golden Boy 2019”, fitues është talenti portugez, João Félix. Félix e lë pas vetes Jadon Sanchon…

REAL MADRID 5-0 LEGANES

Benzema brilant në fitoren bindëse të Realit

Foto: marca.com/ A. Rivero

30 October, 2019 @23:39

Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka ushqyer bashkëlojtarët e tij sonte, ndërsa ka shënuar edhe vetë nga penalltia, për fitoren e…

BARCELONA 5-1 VALLADOLID

Messi 2+2, Barça bindshëm dhe merr kreun

Foto: FCB/fb

29 October, 2019 @23:19

Me fitoren e shënuar në përballjen e dytë të xhiros së dhjetë të LaLigas, ndaj Valladolidit, Barcelona ka rimarrë kreun…

LIDERI I LA LIGAS

Liderët e LaLigas

Fotot: GranadaCF/fb

28 October, 2019 @22:54

Klubi andaluzian që u në verë erdhi nga Liga e Dytë në LaLiga, përfitoi nga shtyerja e El Clasicos për…

Të gjitha lajmet nga La Liga