INTER 2-1 SPAL
Inter bëhet lider me golat e Lautaros
1 December, 2019 @22:05
Inter është lider i ri i Serie A-së, pasi që sot duke mposhtur Spalin 2-1 në shtëpi dhe duke shfrytëzuar gabimin e Juventusit, që barazoi me Sassuolon 2-2, ka kaluar në krye të tabelës.
Dy golat e Interit erdhën në pjesë të parë të ndeshjes, nga argjentinasi në formë, Lautaro Martinez, që arriti shifrën e tetë golave këtë stinor.
Etrit Berisha ishte për 90min në portën e Spalit, që në pjesë të dytë uli epërsinë dhe tentoi të befasojë, por Inter mbante nën kontrollë lojën.
Kjo ka qenë fitorja e pestë radhazi për neroazzurët, prej se barazuan me Parmën në tetor, ndërsa ekipi tash ka një pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Juventus dhe në xhiron që vjen, pret Romën në derbi.
TABELA AKTUALE:
1. Inter 37p, 14 ndeshje;
2. Juventus 36p, 14 ndeshje;
3. Lazio 30p, 14 ndeshje…