FUTBOLLISTI I SHKËNDIJËS
Besart Ibraimi, golashënuesi më i mirë në histori të elitës maqedone
1 December, 2019 @20:35
Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi, ka thyer sot rekordin e golave të shënuara në elitën maqedonase të futbollit.
Ai me golat e shënuar në përballje ndaj Shkupit, ka arritur kuotën e 167 golave në elitë - që e bën atë më të mirin në histori të kësaj lige.
Deri tash, rekordin për më së shumti gola në elitën maqedonase e ka mbajtur Bazhe Ilijoski, me 166 të shënuara.