BASEL 3-0 YOUNG BOYS
Asist dhe supergol, Zhegrova ndez Baselin
1 December, 2019 @19:26
Basel ka mposhtur bindshëm liderin e Superligës zvicerane sot, Young Boysin, 3-0.
Ndërsa yll i ndeshjes ka qenë mefsushori i Kosovës, Edon Zhegrova, që ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në këtë përballje dhe tashmë Basel pas 16 xhirosh është vetëm një pikë larg kreut që mbahet nga pikërisht, Young Boys.
Zhegrova që ishte startues sot te Baseli bashkë me Taulant Xhakën, ka asistuar te goli i parë i ekipit të tij në minutën e gjashtë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë i ka dhënë vulë fitores së ekipit me një supergol, për 3-0 përfundimtare [Cabral 6’, Alderete 13’, Zhegrova 48’].
Dribluesi që tashmë duket se ka gjetur veten te Baseli, është zëvendësuar në minutën e 76-të të ndeshjes, ndërsa Xhaka ka luajtur deri në fund të takimit.
TABELA AKTUALE:
1. YoungBoys 34p, 16 ndeshje;
2. Basel 33p, 16 ndeshje;
3. StGallen 32p, 16 ndeshje…