GJILANI 0-0 PRISHTINA
Gjilani s’arrin kreun, barazon në derbi
1 December, 2019 @15:50
Skuadra e Gjilanit që po drejtohet nga trajneri i Shqipërisë, Gentian Mejzani, ka barazuar pa gola sot në shtëpi ndaj Prishtinës.
Me këtë barazim, 0-0, Gjilani ka përfunduar vjeshtën në Superligë në vend të dytë, prapa Ballkanit të Suharekës - që tashmë është kampion vjeshtor i elitës.
Raste kanë pasur gjatë ndeshjes të dyja palët, por Prishtina është treguar pak më dominuese në lojë, derisa portieri i gjilanasve Kenan Haxhihamza ka mbrojtur dy tentime të mira të mysafirëve në pjesë të parë.
Së pari ka rrezikuar Ahmed Januzi (18’) e më pas edhe Leonit Abazi (45’), derisa në pjesë të parë janë zverdhur Franc Veliu i Gjilanit dhe Lorik Boshnjaku i Prishtinës.
Në pjesë të dytë në skenë ka dalë Visar Bekaj i Prishtinës. Ai ka mbrojtur një rast nga Tomislav Busic (63’) dhe më pas edhe të Gerhard Prognit (72’) për të mbajtur portën e paprekur.
Deri në fund s’kishte raste të mëdha, ndërsa, kurse ekipet në fund dukeshin si të rehatuara me nga një pikë dhe kështu pritën fishkëllimin e fundit të gjyqtarit, që sinjalizoi fundin e ndeshjes pas 7 minutave shtesë.
FORMACIONET STARTUESE
Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Kçiku, Ferreira, Keita Aziz, Useini, Jonuzi, Greca, Progni, Busic. Kryetrajner: Gentjan Mezani. | Prishtina: Bekaj, Thaqi, Ibrahimi, Bekteshi, Miftaraj, Bardhoku, Boshnjaku, Hila, Krasniqi, Abazi, Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku. |