GOZTEPE 2-2 FENERBAHÇE
Vedati futet si zëvendësues për të shpëtuar skuadrën
30 November, 2019 @21:33
Skuadra e sulmuesit kosovar Vedat Muriqit, Fenerbahçe, ka barazuar 2-2 si mysafire në ndeshjen kundër Goztepes.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 1-1 me golat e Andre Castro (Goztepe) dhe Serdar Aziz (Fenerbahce).
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Alpaslan Ozturk shënoi nga penllatia e përsëritur dhe Goztepe kaloi 2-1 në epërsi.
Në minutën e 64’ hyri në lojë Vedat Muriqi në vend të Zankas, dhe 4 minuta më vonë asistoi me kokë te Garry Rodrigues, i cili shënoi për 2-2.
Në minutat e mbetura mesfushori brazilian i Fenerit Luiz Gustavo u ndëshkua me karton të kuq.
Fenerbahçe aktualisht gjendet në pozitën e katërt 5 pikë më pak se lideri Sivasspor me 27 pikë.