EURO 2020 DRAW
Shorti i EURO2020, grupi i vdekjes me 3 kampionë të fuqishëm evropian
30 November, 2019 @19:02
Kampioni aktual i Botës, Franca, kampioni aktual i Evropës, Portugalia dhe pjesëmarrësi i zakonshëm në të gjitha garat madhore të futbollit, Gjermania - janë futur në Grupin F të EURO 2020 - që automatikisht e bën këtë grup, të vdekjes dhe fatal për njërën fuqi madhore të futbollit evropian.
Për të shkaktuar edhe më shumë probleme, në këtë grup do të futet edhe fituesi i Ligës më të fortë të Kombeve, A, pasi që shorti deshi që fituesi i Ligës D të Kombeve t’i ikë këtij grupi (ku bën pjesë edhe Kosova).
Në Grupin A janë: Turqia, Italia, Uellsi, Zvicra;
Në Grupin B janë: Danimarka, Finlanda, Belgjika dhe Rusia;
Në Grupin C janë: Holanda, Ukraina, Austria dhe Fituesi i PlayOffit të Ligës D të Kombeve (ku bën pjesë Kosova);
Në Grupin D janë: Anglia, Kroacia, Fituesi i PlayOffit të Ligës C të Kombeve dhe Çekia;
Në Grupin E janë: Spanja, Suedia, Polonia dhe Fituesi i Ligës B të Kombeve;
Në Grupin F janë: Fituesi i Ligës A të Kombeve, Portugalia, Franca dhe Gjermania;
E vetmja gjë që mund të ndërrohet nga shorti është që nëse Rumania arrin kualifikimin nga Liga A e Kombeve, për shkak se është vendase në EURO (dhe ndeshjet e Grupit C luhen në Amsterdam e Bukuresht), atëherë ajo do të shkojë në Grupin C, ndërsa fituesi i Ligës D të Kombeve (ku bën pjesë Kosova) do të futet në grupin e vdekjes.